Valentin Selmanaj, mësues i edukimit fizik në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Kosovë, është akuzuar se ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë, e cila është vetëm 12-vjeçe.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka bërë të ditur se mësuesi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, me akuzën për veprën penale “Sulm s’eksual”.
Prokuroria e shtetit ka filluar një hetim të plotë mbi këtë çështje penale. Ata kanë marrë në dorë telefonin e të dyshuarit si pjesë e hetimeve.
Ngjarja është vënë re nga një nxënës i shkollës, i cili ka denoncuar rastin në polici mbasi i ka filmuar.

Mësuesi, së bashku me kolegët dhe nxënësit e shkollës, ishin në një ekskursion në Shqipëri gjatë fundjavës. Ai u arrestua pasi u kthye në Kosovë.