Milaim Zeka për Kiara Titon: “Nuk ka dashuri mes tyre. Nuk ndërrohet mbiemri pa u menduar mirë”

Gazetari Milaim Zeka, njihet për komentet e tij në rrjet, veçanërisht në lidhje me personazhet VIP.

Mbrëmjen e kaluar, ai ishte ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli për shumë çështje, duke përfshirë edhe romancën mes Luizit dhe Kiarës.

Milaimi i sigurt shprehet se lidhja mes fituesit të “Big Brother Vip” dhe moderatores është vetëm një lojë, pasi sipas tij gjithçka ka filluar shumë shpejt “brenda një burgu si BBV”. Ai thekson se mendon të njëjtën gjë edhe për lidhjen mes dy ish-konkurrentëve të “BBV 1”, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thenë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

Milaim Zeka: Ka qenë në fillim unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

Moderatorja: E mendon përsëri?

Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu një aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.