Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e Luana Vjollca në spektaklin “Zemër Luana” në Klan TV.
Me një sfidë personale para saj, Monika tregoi më shumë për marrëdhëniet e saj me disa figurat e njohura, si miq dhe kundërshtarë politikë. Ajo duhej të vendoste fotot e personazheve sipas lules që mendonte se i përshtatej, duke qenë e apasionuar për kopshtarinë.
Kur u shfaq fotoja e Xhensilës Myrtezaj, Monika zgjodhi të vendoste atë me lulen “Jasemin”, bashkë me Besin.
“Xhensilën e njoh si nënë, kemi pirë kafe dhe gatuar së bashku,” u shpreh Kryemadhi, duke treguar se ka një respekt të madh për çiftin Kallaku.