Mustafa Nano ambasador në Zvicër: “Ndjehem i llastuar dhe i ledhatuar që po pritem mirë”

Gazetari i njohur, Mustafa Nanon, pritet të caktohet si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Sot, Nano u paraqit për dëgjim në Komisionin e Jashtëm në kuvend, ku prezantoi platformën e tij.

Ai ka marrë “bekimin” edhe nga deputetët e opozitës, e ndryshe nga rastet e kandidatëve të tjerë për postin e ambasadorëve.

Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i veçantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të veçantë te detyra ime. 

Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kreshnik Çollaku: Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis dhe me entuziazmoi dëshira për këtë risi në diasporë. Me keqardhjen e madhe që Tiranës do t’i mungojë një studio ku ne flasim.

Agron Gjekmarkaj: Jemi munduar që Zvicrës t’i gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet t’i kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues do ketë ndryshim. 

Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë.

Mustafa Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Nuk kisha dyshime.