Tymi i errët ka shpërthyer në qytetin bregdetar të Vlorës pasi zonat ku grumbulloheshin mbeturinat e qytetit u përfshinë nga flakët të dielën.
Zjarri ka kaluar në pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit.

Në pamje, shihet se tymi ka pushtuar një sipërfaqe të gjerë, duke shkaktuar dëme të mëdha për qytetin, pasi djegia e mbeturinave lëshon kimikate të dëmshme për shëndetin.
Punonjësit e shumtë të zjarrfikësve dhe të bashkisë po punojnë për të izoluar zjarrin, por era e fortë po e vështirëson situatën. Në rrezik janë edhe banesat pranë zjarrit.
Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë është prekur nga zjarri, dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen. Nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.