Një debat i ashpër dhe ofendues ndodhi në emisionin “Zona Zero” në Top News sot.
Nard Ndoka u përplas me gazetarin Flogert Muça, duke e akuzuar se po e kalonte debatin në fushën personale.
Ndoka iu përgjigj akuzës së Muçës, duke thënë: “T’i japim përgjigje asaj akuzës që bëri zotërija se e ktheu në personale. Ai së pari, nëse nuk ka informacion, duhet ta mësojë. Ose të vendosë një standard që kur vimë ne këtu bëjmë debat, jo kështu shigjetime.”
Muça argumentoi: “Nuk është personale. Ju keni qenë me Ramën, tani jeni me Berishën. Është fakt. Këtu nuk i hyra në familje. Nuk e akuzoj për asgjë. Thashë vetëm që ka qenë me Ramën dhe tani del me Berishën, e këto lëvizje të nxjerrin të pamoralshëm.”
Ndoka iu përgjigj: “A mund ta mbyllësh gojën, ta shpjegoj unë. Unë karrierën politike, që ta marrë vesh edhe ai, që mos të hajë m*t herë tjera, e kam filluar si kandidat i pavarur.”
Muça iu kundërpërgjigj: “Shko në shtëpi, dhe m*tin tregoja atyre në shtëpi, jo mua. Prandaj s’merr vota ti…”