Ka nderruar jete gazetari i mirënjohur shqiptar i gazetarisë sportive, Vladimir Grillo.
Mesohet se shkaku eshte bere nje semundje e rende nga e cila vuante per 2 vitesh.
Gazetari dhe komentatori i shquar, i qete, shumë njerëzor Vladimir Grillo për më shumë se 40 vjet ka qenë pjesë e R.T.SH.
Një kometator që sportin e përjetonte ndryshe, me një fjalor të zgjedhur dhe fjalë profesioniste.
Emocioni më i madh që ka përjetuar ky njeri i përkushtuar ndaj sportit ka qenë goli i shënuar nga Sokol Kushta në ndeshjen Partizani i Beogradit-Flamurtari me 30.09.1987, tregonte shpesh Grillo.
Ai kishte një arkivë të jashtëzakonshme me ndeshje dhe gara sporti të transmetuara.
