Tina Turner – një nga këngëtaret më të mëdha dhe më karizmatike të rock-ut – ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçe.
Në një deklaratë, zëdhënësi i saj tha: “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll’, ka ndërruar jetë në mënyrë të qetë sot në moshën 83 vjeçe pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht pranë Zurich-it, Zvicër.
“Me të, bota humbet një legjendë të muzikës dhe një shembull të ndjekur.” Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të mëdha rock femra, e njohur për prezencën e saj elektrizuese në skenë. Ajo u bë e famshme në vitet 1960 bashkë me ish-burrin e saj Ike Turner, me këngën klasike River Deep, Mountain High që ishte pjesë e repertorit të tyre.
Abuzimi në jetën e përditshme që Ike (ish burri i saj) i bënte, dhe lufta e saj e gjatë për të liruar veten, u dokumentua në një film Hollywood-i në vitin 1993 me aktoren Angela Bassett, që fitoi tre Çmime Oskar.