Ndërron jetë Toto Cutugno në moshën 80 vjeçare. Kishte tumor në

Toto Cutugno ka ndërruar jetë. Me 80 vite të sapo mbushura në korrik, këngëtari dhe autori i njohur është ndarë nga jeta sot rreth orës 16 në spitalin San Raffaele në Milano, ku ishte i shtruar.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i tij, Danilo Mancuso, i cili shpjegon se “pas një sëmundje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar në muajt e fundit”.

Cutugno kishte jetuar shumë vite në La Spezia. Në vitin 1980, ai fitoi në Sanremo me këngën “Solo noi”


Në vitin 2007, gjithashtu në spitalin San Raffaele në Milano, këngëtari kishte kaluar një operacion për një tumor të kancerit të prostatës. Ai e kishte treguar vetë në një intervistë për OK Salute, duke shpjeguar se kishte vendosur të fliste për këtë “për të inkurajuar burrat të bëjnë parandalim”. Në një nga paraqitjet e tij të fundit në televizion, atë në emisionin “Sogno o son desto” të Massimo Ranieri, ai performoi me hitin e tij të paharrueshëm: “L’Italiano”.

Në vitin 1988, të dy ata ishin konkurrentë në skenën e Aristonit. Ranieri fitoi me “Perdere l’Amore”, ndërsa Cutugno prezantoi “Emozioni”.

Në kohët e fundit, gjendja shëndetësore e këngëtarit ishte përkeqësuar. Tek mikrofonët e Verissimo kishte treguar se i kishin hequr veshkën e djathtë. “Nuk mund të ec shumë. Dhe performoj në një stol. Për 3 orë të qëndrimit në këmbë nuk mund të performoj”.

Këngëtari lë pas gruan Carla dhe një djalë 28-vjeçar, Nicolò, i lindur nga një lidhje tjetër.