Dita e djeshme ishte e veçantë për Dea Mishel, për shkak të festës së ditëlindjes së saj, ku ka pranuar urime të pafundme nga ndjekësit dhe miqtë e saj.
Edhe pse e rëndësishme për të, ajo ka zgjedhur të punojë në programin e saj “Influencer”, dhe është habitur pozitivisht kur fansat e saj i kanë dërguar një mori lulesh.
Në mëngjesin e sotëm, gjendja nuk ka qenë shumë e mirë për bukuroshen bionde, e cila është zgjuar me lot në sy.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj të Instagramit, Dea ka ndarë se ka parë një ëndërr, e cila i ka sjellë trishtim të madh.
“Sot u zgjova duke qarë sepse pash ëndërr sikur kisha një peshk që fliste dhe tani nuk e kam më. Uroj të jesh i lumtur peshku”, shkruan Dea bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, ku shfaqet me lot ne sy.