Ndodh hataja e madhe. Kiara Tito nuk ndjek më luanin e Shqiptarëve në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Luiz Ejlli u rikthye duke dhënë intervista pas një serie koncertesh.

Përballë Meriton Mjekiqit, këngëtari foli më hapur se kurrë më parë, duke filluar nga xhelozia e Kiarës, kontrata me Top Channel, marëdhëniet me kolegët, si dhe filmi me Olta Gixharin.

Megjithatë, mbas deklaratave të Luizit, duket se ka ndodhur një ndryshim në sjelljen e Kiarës, ose të paktën kjo është përshtypja që na dha me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka vendosur të mos e ndjekë më Luizin në Instagram. Saktësisht nuk dihet pse Kiara ka bërë këtë veprim, por diçka e tillë tregon se ndoshta mardhëniet nuk janë aq mirë në çift . Megjithatë, fotot e tyre ende ndodhen në profilin e saj.

A është kjo një strategji marketingu apo ka të bëjë vërtet me një krizë në çift?!

Do të duhet të presim pak për të zbuluar të vërtetën.