Pas incidentit në tualet me Kristin, marëdhënia mes Luizit dhe Armaldos është tronditur.
Megjithatë, shumë menduan se çdo gjë ishte mbetur brenda mureve të “BBV”, por kjo nuk është e vërtetë.
Maestro dhe Ejlli duket se nuk kanë rregulluar marëdhënien e tyre, edhe tani që janë jashtë formatit, dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram është një “provë” për këtë.

Nëpërmjet një shqyrtimi të profileve të tyre në rrjetet sociale, kuptohet se ata kanë ndërprerë ndjekjen e njëri-tjetrit.
