Ndodh hataja e madhe me Luanin e Shqiptarëve. Ermiona: “Oh sa keq po më vjen”

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli hapi llogarinë e tij në “Instagram”, e cila ishte menaxhuar nga mikesha e tij, Jurgena. Profili arriti të mblidhte mbi 600 mijë ndjekës, por më vonë u mbyll.

Më pas, Kiara Tito vendosi të hapë një llogari të dytë për Luizin pak ditë para finaleve të mëdha, e cila u menaxhua nga ajo deri pas daljes së ish-banorit nga shtëpia. Edhe kjo llogari arriti të mblidhte rreth 500 mijë ndjekës në një kohë shumë të shkurtër.

Megjithatë, sot profili i fituesit të edicionit të dytë të BB VIP nuk ekziston më në “Instagram”, duke lënë të kuptohet se llogaria e këngëtarit është mbyllur.

Ende nuk dihen shkaqet pse llogaria e tij në “Instagram” është zhdukur, por do të shihet në vazhdim.

Në lidhje me këtë, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello, ka reaguar. Ajo kishte një raport të mirë me Luizin.

“Dje shkruajta me Luizin, e tmerrshme kush ja mbylli prapë ‘Instagram’-in. Kush e kishte passwordin e tij, oh sa keq po më vjen”, shkruan Ermiona teksa ka postuar edhe foton e profilit të “Instagram”-it të Ejllit të mbyllur.

Të kujtojmë se gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në “Instagram”, Lekbello deklaroi se Luizi ende nuk i kishte dhënë përgjigje për mesazhet e urimit. Por duket se pas këtij transmetimi, ata kanë komunikuar mes tyre.