Ndodh hataja. Grida Duma jep dorëheqjen nga mandati deputetes: “Më kanë sulmuar hienat. Nuk do ja u fal kurrë që.”

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka njoftuar largimin e saj nga politika. Duma ka deklaruar për mediet se ka dorëzuar kërkesën për të lënë mandatin e deputetes.

““Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para.

Në konferencën për mediat ajo tha se një nga gjërat që nuk do i falë kurrë politikë është goditja nën brez që i ka dhënë. Duma tha se këto goditje kanë goditur djalin e saj.

“Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një ndyrje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalisht. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”, tha Duma.

Duma ka mbajtur postin e Zëvendësministres e Integrimit të Republikës së Shqipërisë nga tetori 2011 deri shtator 2013 në kabinetin Berisha. Në vitin 2014 ajo u votua si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në 2017 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Më pas ajo u rizgjodh si deputete më 25 prill 2021 me 8.7 mijë vota.

Leave a Comment