Ndodh hataja. Kiara fshin nga lista miqve shokun e Luizit. Shkaku? Shkoi në dasmën e Megi Topallit.

Vajza e Jozefina Topallit, Megi, mbas një lidhje të gjatë disa vjeçare ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj.

Megi ka marrë shumë komente nga ish-shokët e Luizit.

Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar një jetë të lumtur për Megin në foton e saj me fustanin e nusërisë.

Për më tepër, Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.

Pas kësaj, ndjekësit kanë vënë re se pas pak minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek.

Të kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë pasur një marrëdhënie për 10 vjet, për të cilën këngëtari ka folur disa herë, madje edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.