Ndodh hataja. Kuvendi i heq rrogën Arben Ahmetaj dhe e lë pa lekë. Po tani si i bëhet?

Administrata e parlamentit ka ndërprerë dhënien e pagave dhe shërbimeve ndihmëse për deputetin dhe ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Kjo masë është ndërmarrë pasi është dhënë miratimi për arrestimin e Ahmetajt.

Kështu, Ahmetaj ka ndaluar të marrë të gjitha përfitimet materiale që lidhen me pozitën e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe pse ligjërisht ende e mban mandatin, rregullorja nuk parashikon ndërprerjen e këtyre përfitimeve.

Vendimi është marrë për shkak të shmangies së tij nga drejtësia. Në këtë ndërprerje përfshihen telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet për banim dhe disa përfitime të tjera.