Ndodh hataja. Luani i Shqiptarëve heq Arbanën nga lista miqve

Luiz Ejlli është shumë i angazhuar me projektet dhe koncertet brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, Luizi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh të ndjekësve në Instagram. Çdo postim i tij krijon zhurmë, duke e bërë atë edhe më interesant në sytë e publikut.

Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në Instagram i ka hequr, dhe ndër ta kryesorët janë Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje nga “BBV2”, dukej se ata kishin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Madje, Luizi shpesh gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta edhe për shkak të vendit të tyre të njëjtë të origjinës.

Por duket se marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar një ndërprerje. Arsyeja për këtë mbetet për t’u zbuluar!

Në mesin e emrave të njohur të showbizit që Luizi i ka larguar nga Instagrami janë: Kristina Mere, Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka, dhe të tjerë.