Ndodh hataja. Ndizet kondicjoneri i parë në Gjirokastër si pasoje e temperaturave të larta!

Kushtet ekstreme te motit, lageshtira dhe i nxehti Afrikan kane detyruar nje Gjirokastrit qe me dhimbje te madhe te ndezi per here te pare kondicjonerin per tu freskuar.

Veprimi i tij shkaktoi habi te madhe ne qytetin e Gjirokastres dhe mbingarkoi sistemin elektrik duke bere qe te fiken dritat per rreth dy ore.

Ismaili 60 vjecar nga Gjirokastra kishte mbi 20 vite qe nuk e ndizte kondicjonerin te cilin e mbante akoma ne qese.

Per mediat lokale ai u shpreh:

Me plasi shpirti. Nuk durova dot me. Me erdhi i nxehti ne maje te hundes.

Ne fund te fundit nje jete ka robi dhe thashe me vete po e ndez njehere. Por sic e shikoni edhe ne foto, motorrin e kondicjonerit e montova brenda ne dhome sepse qarkullon ajrin e ftohte me mire dhe harxhon me pak energji elektrike.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment