Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të mbajë një koncert në Tiranë më 20 korrik. Koncerti bën pjesë në turin e tij “Ricky Martin Symphonic”.
Megjithatë, vetëm 14 ditë para koncertit për publikun shqiptar, Ricky Martin ka kaluar një periudhë të vështirë. Konfirmohet se ai është divorcuar nga bashkëshorti i tij, Jwan Yosef, pas 6 vitesh martese.
Njoftimi për ndarjen është bërë përmes një deklarate për “People”, ku ata premtojnë të krijojnë një dinamikë të shëndetshme familjare për katër fëmijët e tyre.
“Me dashuri, respekt dhe dinjitet, kemi vendosur të mbarojmë martesën tonë për të mirën e fëmijëve tanë. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të kemi një jetë familjare të shëndetshme dhe të fokusuar në paqe dhe miqësi, duke përkujdesur arsimimin e përbashkët të fëmijëve tanë dhe ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin,” thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët.
Ricky Martin, 52 vjeç, u bë baba i dy djemve binjakë, Matteo dhe Valentino Marin, në gusht të vitit 2008 përmes një nëne surrogate.
Në vitin 2018, Ricky dhe Jwan u bënë prindër të një vajze, Lucia Martin-Yosef, e cila ka të njëjtin ditëlindje me Martinin. Në tetor të vitit 2019, ata mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, Renn Martin-Yosef.
Krijuesi i hitit “La Copa De La Vida” u martua me Jwan, një artist konceptual suedez-sirian, në një ceremoni private në vitin 2017.
Dyshja u takua për herë të parë në Instagram në vitin 2015 dhe filluan të takohen personalisht gjashtë muaj më vonë në Londër. Romancën e tyre e bënë zyrtare në amFAR Inspiration Gala në vitin 2016 dhe shpallën fejesën e tyre po atë vit.