Ndodh në Kosovë: Ajo e qëlloi me armë ndërsa ai e mori për grua.

Mediat në Kosovë po raportojnë se personazhi i njohur, Vali Corleone, ka vendosur të ndalet nga jeta e beqarisë.

Ai ka postuar disa foto në të cilat është duke u martuar në komunën e Gjilanit.

Vali ka pranuar se vajza me të cilën ka zgjedhur të ndalet nga jeta e beqarisë është Anita, vajza që e plagosi me armë zjarri rreth një vit më parë. Në atë kohë, Vali tha se ishte ai që kishte kërkuar Anitën ta qëllojë, duke e konsideruar një lojë ku humbësi do të ishte i plagosur.

Ai ka kaluar një periudhë të vështirë, duke qëndruar në burg dhe në psikiatri, por duket se së fundmi gjithçka po ecën mirë për të.