Në mes të Tiranës grabitësit tentojnë të futen në bankë nëpërmjet kanaleve të ujërave të zeza

Disa grabitës në Tiranë kanë tentuar të futen në një bankë të nivelit të dytë përmes kanaleve të ujërave të zeza.

Autorët kanë gërmuar poshtë bankës, derisa u pikasën nga Forcat Shqiponja.

Autorët kishin planifikuar grabitjen e bankës, do futeshin nga kanalet e ujërave të zeza. Grabitësit do futeshin në bankë nga kanalet poshtë Bulevardit Zogu i Parë

Mësohet se personat ende të paidentifikuar po kryenin gërmime nën tokë për të dalë në kasafortat e një prej bankave që ndodhen në Bulevard, pasi janë më shumë se 3 banka të nivelit të dytë që ndodhet atje. Ata janë trembur kur Forcat Shqiponja kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë braktisur në mes punimet.

Personat janë futur në një nga hyrjet e ujësjellës-kanalizimeve për ujërat e zeza dhe veshur mbanin jelek për t’u kamufluar si punonjës të agjencive shtetërore që merren me këto shërbime, mëson newsbomb.al. Deri tani ka vetëm një person të ndaluar por hetimet vazhdojnë.

Në tunelin nën tokë janë gjetur shishe ujë dhe bishta cigaresh, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer gërmimet të pa shqetësuar. Kur hetuesit janë futur nën tokë, ata kanë parë se drejtimet e gërmimit shkonin drejt bodrumit të një prej bankave që ndodhen atje, dhe kjo i ka bindur se bëhej fjalë për një tentativë grabitje.

Personi i shoqëruar është ndaluar dje nga Forcat Shqiponja dhe dyshohet se dhe arma që është gjetur te Ministria e Drejtësisë, i ka rënë atij në ecje e sipër. Ngjarja është mbajtur e fshehtë për shkak të rëndësisë së saj dhe për arritur te arrestimi i të gjithë personave që janë pjesë e këtij grupi që po punonte për vjedhjen e bankës.

Leave a Comment