Në Tiranë ndodh mrekullia. Fëmija lind me këmishë. Ky rast ndodh 1 në 80 mijë lindje

Mjeku Obstetër-Gjinekolog, Elton Peçi ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një video të një procesi lindjeje të veçantë.

Videoja tregon një lindje të rrallë në një spital privat në kryeqytet, ku fëmija lind me këmishë.

Lindja me këmishë është një fenomen shumë i rrallë, ndodhur vetëm në një rast në 80 mijë lindje. Normalisht, qeska amniotike çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fëmijën të lindë. Por në rastin e lindjes me këmishë, qeska nuk çahet natyrshëm.

Për këtë arsye, nevojitet ndërhyrja e mjekut, i cili do të ndërhyjë për të prerë qeskën amniotike dhe për të lidhur kordonin umbilikal.