Nëna e Fjolla Morinës: “Nuk është mirë nga mendja. Bën gjeste të frikshme. Ndihemi në rrezik kur jemi me të”

Fjolla Morina, në kohët e fundit, ka shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale duke akuzuar me emra, sipas saj, individët e përfshirë në krime të organizuara dhe vrasje.

Ajo ka treguar një gjendje emocionale të rënduar dhe ka transmetuar në “live” në Instagram, duke ngritur akuza kundër kolegëve të saj.

Nëna e saj, Selvete Rexha, ka rrëfyer për Insajderin sot.

Ajo ka theksuar se distancohet plotësisht nga postimet e vajzës së saj dhe i kërkon falje publikisht atyre që janë përmendur në videot e Morinës.

Nëna gjithashtu ka pohuar se këngëtarja ka probleme psiqike, që e shpjegojnë sjelljen e saj në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Rexha gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për gjendjen e vajzës së Fjollës, e cila është vetëm 7 vjeçe dhe përballet me veprimet e nënës së saj çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.