Nevrikoset gazetari. Sherr me Berishën në Fb: “Je shpifës publik. Do të denoncoj. Do të detyrohesh të përballesh me”

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar sot në rrjete sociale, pas daljes publike të kryeministrit Rama me drejtues të policisë së shtetit, të cilëve iu dha disa porosi.

Në shënimin e tij ku i bën disa pyetje Ramës, Berisha shënjestron dhe ishdrejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

“Cili polic të detyron ty të rikethesh A. Çipën në funksionet më të larta, njeriun që vodhi kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit, bashkëpuntorin e Genci Xhixhës dhe Olsit tënd?”, pyet Berisha pasardhësin e tij në qeveri.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i gazetarit të njohur Aleksandër Çipa, i cili ka dalë në mbrojtje të vëllait duke e quajtur ish-kreun e PD një shpifës publik. 

Në komentin e tij poshtë shënimit të Berishës, Aleksandër Çipa e denoncon atë publikisht dhe e paralajmëron se do e padisë për shpifje në gjykatë, ku do t’i duhet të përballet me drejtësinë.

Sali Berisha je nje shpifes publik ne kete hapesire komunikimi ku ne menyren me elementare nuk ke as respekt per drejtshkrimin! Je nje shpifes publik ty dhe veshet apo gojet shetitese te thashethemit dhe sajimit per llogari te emrit tend ne kete faqe. Ne rastin e permendjes se emrit te A. Çipes, me pergjegjesine e bashkefamiljarit dhe me sfiden e perballjes per te verteten, do te detyrohesh te perballesh me drejtesine. Si nje person i njohur nderkombetarisht per inkriminim, korrupsion dhe bema te tjera kunder lirive dhe te drejtave njerezore te denoncoj. Ne rastin e permendjes se personit me mbiemrin Çipa, do te duhet te gjesh provat dhe te pergjigjesh vetem para gjykatave.

Screenshot 5 10

Leave a Comment