Nevrikoset keq analisti: “Nipi Enver Hoxhës bën qef në Dubai me jaht privat. Rroftë shkërdhatokracia”

Analisti Ilir Demalia ka reaguar lidhur me martesën dhe dasmën luksoze të nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha me këngëtaren Rezarta Shkurta.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ceremonia është zhvilluar në një jaht privat në Dubai dhe i ka dhuruar unazën e martesës me vlerë 20 mijë euro.

Sipas Demaliajt, ndërkohë që nipi i diktatorit Enver Hoxha feston në luks, të persekutuarit gjatë regjimit komunist presin në radhë për këstet dhe dëmshpërblimet ose kompensimet e pronave.

Dekomu(t)nistizimi

Nipi Enver Hoxhës, Ermali, e bën ceremoninë e martesës në një jaht privat në Dubai dhe i dhuron Shkurtës, unazën e martesës me vlerē mbi 20 mijë Euro.

Të persekutuarit dhe pronarët e sekuesttuar gjatë regjimit komunist nga gjyshi Ermalit, le të presin radhën për këstet e persekutimit dhe kompesimit të pronave, apo të vihen në radhë për ndonjë copë llamarine tek Presidenti, e të krenohen me të si “antikomunistë” me dy gishta lart, sëbashku me veteranët e LNÇ, me grushtin lart si baskëvuajtës e bashkëfajtor. Kjo është demonshkërdhatokracia demokratike. E gëzofshi dhe përparofshi. Ata që ishin, janë.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë tre ditë më parë. Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha.

Dhe Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia, me vello në kokë.

Leave a Comment