Këtë të diel ne segmentin “Në trotuar” në programin “E Diel”, Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë patur një përplasje pas diskutimeve virtuale në rrjetet sociale.
Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për përfitim personal nga kjo situatë, ndërsa gazetari Mane i ka dhënë këshillën Latifit që të shfrytëzojë famën për të përfituar.
Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.
Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.
Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!