Ngjarja horror në Fier: “Fqinji rrëmben fëmijën 8 vjeçar, e vret dhe e gropos në oborrin e shtëpisë”

Një person rrëmben fëmijën e fqinjit në Fier. Ai është gjetur i vdekur, teksa mister mbeten rrethanat.

FIER– Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij. Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli, e teksa autori i kapur është identifikuar Klodian Calamani.

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”, njofton Policia. 

Zbardhet emri/ Kush është 38-vjeçari që rrëmbeu fëmijën e fqinjit, e vrau dhe e groposi në oborrin e shtëpisë! Në 2012 mori peng dhe torturoi një të mitur

Report Tv ka mësuar se Klodian Calamani është 38-vjeçari i cili ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë. Ai është ndaluar edhe më herët pasi ka marrë peng një të mitur.

Leave a Comment