Ngjela bën gafën e madhe. I thotë fshatare moderatores: “Nuk të lejoj unë të më thuash çfarë do ti”

Avokati Spartak Ngjela u përplas me moderatoren Sidorela Gjoni në studion e Euronews Albania dhe duket se ka qenë një keqkuptim që ka shkaktuar konfliktin.

Gjatë bisedës, Ngjela iu referua Sali Berishës duke thënë se ai flet me logjikën e një fshatari, por kjo fjalë u interpretua në mënyrë negative nga Gjoni dhe kjo e fundit kërkoi që të mbyllej biseda.

Pjesë nga biseda:

Spartak Ngjela: Pse do flisni me logjikën  e një fshatari të pavlerë

Sidorela Gjoni: Ok, do e ndërpresim këtu bisedën do e vazhdojmë ditë tjetër.

Ngjela: Jo do e vazhdojmë bisedën

Gjoni: Do e vazhdojmë kur unë të flas me logjikë qytetari.

Ngjela: Do të flasë unë këtu se më ke thirrur ti.

Gjoni: Jo jo e ndërpresim, nuk do të lejoj të thuash çfarë të duash ti për mua. Kush foli me logjikën e një fshatari?

Ngjela: Saliu, merre kontrolloje, nuk e kisha për ty.