Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë shumë të fuqishme në mbrëmjen e djeshme, lidhur me paratë e fshehura në fonde offshore.
Ngjela bëri të ditur se, sipas informatave të tij, ndërkombëtarët kanë zbuluar një shumë të konsiderueshme parash në llogaritë offshore.
Ai nënvizoi në një intervistë televizive se ndërkombëtarët pritet të marrin mes 3 deri në 4 miliardë dollarë nga këto fonde dhe t’i japin ato shqiptarëve.
“Me ata ndërkombëtarë të nivelit të lartë që kam biseduar unë, që më ka dhënë rasti, më kanë thënë që do të marrim 3-4 miliardë dollarë që kanë gjetur në offshore dhe do t’ja japim shqiptarëve”, nënvizoi avokati.