Një grua vetëhidhet në Vjosë. Policët dhe qytetarët hidhen në lumë për ta shpëtuar.

Një shtetase rreth 75 vjeçe, me emrin F.D., dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë në hyrje të qytetit të Përmetit rreth orës 14:15.

Pas njoftimit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, me ndihmën e qytetarëve, kanë arritur të nxjerrin shtetasen nga ujërat e lumit.

Shtetasja F.D. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe nuk rrezikohet jeta e saj.

Në vendngjarje ndodhet një grup hetimor që po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.