Olta Canka vajza që flet me shpirtrat ikën papritur nga studio: “I vdekuri më kërkoi një kore buke”

Olta Canka, një vajzë që pretendon se flet me shpirtrat, u ftua në emisionin “Good Morning Albanians”. Gjatë një debati me Pastorin Paulin Vilajetin, ajo hoqi mikrofonin dhe e la studion.

“U nisëm për të folur për të ardhmen dhe po devijojmë përsëri në tema…a mund të iki ju lutem? Nuk është energjia e keqe, por unë e kam shumë zët humbjen e kohës. Kalofshi ditë të mbarë,” – u shpreh Canka.

Ndërkohë, pastor Vilajeti, në një lidhje me Skype, ishte i mendimit se asnjë person i bindur në atë që bën dhe që ka besim te aftësitë e veta nuk largohet nga asnjë debat.

Canka, më herët, kishte deklaruar se janë shpirtrat ata që vijnë vetë te ajo dhe ajo nuk i thërret, një deklaratë që u përball me reagimin e pastorit dhe në fund çoi në largimin e saj nga studioja.

E ftuar disa kohë më parë në Shije Shtëpie në Tv Klan ajo tha se shpirti i një të vdekuri i kërkoi një kore buke

Ky person ka uri shpirtërore që do të thotë se ende nuk ka gjetur paqe në botën tjetër

Olta Canka