Pirro Dhima shkruan Greqisht për vdekjen e nënës së tij: “Udhëtim të mbarë nënë”

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram pas vdekjes së nënës së tij ditën e premte.

Ai thotë se nëna e tij Lefteria ishte një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër.

Përmes një postimi në gjuhën greke, Dhima kujton dhe periudhën e fëmijërisë teksa thotë se “shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë”.

Ai shkruan se fuqia e nënës së tij bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj.

Pirro Dhima e përfundon fjalën e tij duke thënë se shpreson se ka arritur t’ua kaloj pak nga fuqia e nënës, fëmijëve të tij.

“Siç mund ta dini, këto ditë kam humbur nënën time, Lefteria. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë. Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë”, shkruan Dhima.

Leave a Comment