Një debat shumë i ashpër ka ndodhur në emisionin “Shqipëria Live”, mes avokatit Spartak Ngjela dhe Kreshnik Osmanit në lidhje me sulmin e ditës së shtunë.
Lidhur me këtë temë Kreshnik Osmani i është drejtuar me një gjuhë shumë të ashpër Ngjelës duke e quajtur terrorist ortodoks dhe që kërkon të përçajë fenë.
Në një moment avokati i njohur, Spartak Ngjela, u shpreh se ky hakërim nuk ka bërë asgjë të keqe, nuk ka bërë dëme.
“Bankat tregohen të sigurta, qeveria ashtu. Kjo do të thotë ne jemi pro perëndimor”, tha Ngjela, i cili më pas përmendi edhe “radikalizmin mysliman”.
Pikërisht në këto momente ka reaguar Kreshnik Osmani, ekspert për çështje ndërkombëtare, i cili nuk ishte dakord me fjalët e avokatit.
Pjesë nga debati:
Ngjela: Po dëgjoni të çmendurit
Osmani: Ke pasojat e burgut, je një radikal. Nuk të lejojmë të fusësh çarje ndërfetare
Ngjela: Unë thashë e kemi në favor radikalizmin. Por këta janë anti perëndimor
Osmani: Ti je një palaço, klloun.
Ngjela: Pusho, pusho
Osmani: Nuk më thua mua pusho. Irani nuk ka thënë se po mbani muhaxhedinët do të hakmerrem. Irani kur thotë më keni shpallur luftë me muhaxhedinët, nuk e ka problem të thotë se do shpallë luftë. Ose shkojmë në gjykatë, ose mund t’i thuash unë kam kërkesë. Ose t’i thotë në mënyrë më të qytetëruar për t’i larguar.