Kiara Tito pas përfundimit të “Big Brother VIP” ka nisur një projekt të ri, moderimin e “Kepit të VIP-ave”, i cili është xhiruar në Bodrum, në bashkëpunim me disa ish-banorë të BBVIP.
Gjatë xhirimeve, yjet e programit kanë ndarë me ne detaje të ndryshme, ndërsa Kiara ka zbuluar pamjen e saj për natën e parë të kësaj aventure.

E veshur me një fustan Chanel dhe flokët e kapura në topuz, ajo ka fituar pëlqimin e të gjithëve.
Megjithatë, të gjithë do të mbeteni të habitur kur të mësoni çmimin zyrtar të fustanit të Kiara Titos, i cili shkon deri në shifrën e 8,500 dollarëve.
