Mbrëmjen e kaluar nisi transmetimi i emisionit “Kepi i VIP”-ave në ekranin e Top Channel dhe u bë thellësisht i ndjekur nga publiku.
Në pjesën fillestare të reality show-t, u prezantuan të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë edhe Ronaldo Sharka.
Ai nuk la pa ngacmuar pjesëmarrësit e tjerë dhe shprehu dy fjalë edhe në lidhje me moderatoren e emisionit, Kiara Tito.
Sharka duket se nuk është dakord që “Kepi i VIP”-ave të moderohet nga Kiara. Sipas tij, ai duhej të ishte në rolin e moderatorit.
Pas këtyre deklaratave, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, reagoi.
Ai shprehu keqardhjen që nuk ishte pranë partneres për ta mbështetur dhe më pas u ndal në komentet që Ronaldo dhe disa personazhe të tjerë bënë lidhur me moderimin e Titos.
Por, përveç kësaj, këngëtari i dashur për publikun ka bërë edhe një postim të ri në “Instastory”, ku duket se vazhdon të mos i dalë inati me Ronaldon.
“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, ka shkruar Luizi.
Kujtojmë se kur Ronaldo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi i tha gjatë një bisede në oborr, se nëse do të fitonte çmimin e madh do t’i jepte 5000 euro.
