Një diskutim i ashpër ka ndodhur mes analistit Ilir Demalia dhe këshilltarit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli në Report.
Debati filloi me çështjen e Himarës, ku Fredi Beleri nuk mundi të betohet si kryetar i bashkisë, pasi ai aktualisht ndodhet në burg.
Në emisionin “Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, të dy të ftuarit u përfshinë në debate personale dhe më pas Dhuli vendosi të largohet nga emisioni.
Dhuli: Fundërrina si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik
Demaila: Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar
Dhuli: Ti nuk krahasohesh dot me mua, se po ta duash Shqipërinë vjen dhe jeton këtu. Palaço, bën gama gam dhe leh si qen, këtu mbyllet diskutimi im me ty.