Psikologët më të njohur në botë kanë shprehur shqetësimin se shikimi i Big Brother mund t’i fusë shikuesit në depresion, ankth dhe ti bëjë armiqësor.
Shikimi i Big Brother dëmton shëndetin. Psikologët që testuan shikuesit zbuluan “efekte anormale duke përfshirë rritjen e niveleve të ankthit, depresionit dhe armiqësisë”.
Ky është lajm i tmerrshëm për ata prej nesh që gjithmonë kemi mbrojtur televizionin e pavlerë bazuar në arsyetimin e ofruar nga BBC-ja, që në një demokraci transmetuesit kanë detyrën të plotësojnë çdo lloj audiencë, dhe kjo përfshin shikuesit që janë të cekët në mendime, të cilët janë shumë.
Deri në ardhjen e Big Brother, përcaktimi i saktë i atij që përbënte mendim të kotë ishte i pamundur dhe hapur për debat. Megjithatë, kur Peter Bazalgette na dha Big Brother, nevoja për spekulacione ndaloi.
Në ndershmërinë tonë, besuam se ashtu si mendjet e mbushura dhe të paqeta kishin nevojë për ushqim, mendjet e zbrazëta kishin nevojë për materiale të zbrazëta për të ruajtur zbrazëtinë thelbësore.
Kishte edhe përfitime sociale. Sikur shkollat, burgjet dhe ndeshjet e futbollit në mënyrë periodike të largonin nga qarkullimi disa nga njerëzit më armiqësorë dhe të pahijshëm që jetojnë midis nesh, Big Brother i lidhte në ekranele televizive llojin e shikuesve me të cilët nuk do të dëshironim të lidheshim.
Tani iluzionet tona janë thyer. Në vend që ti qetësonin zemrat e atyre që e shohin, Big Brother i zjarrtëzon ato. Kush do ta besonte se një dëm i tillë mund të vinte nga një ide aq të thjeshtë? Big Brother filtronte ujërat e ndotura të civilizimit tonë dhe i vërtiste, për vëzhgimin tonë kurioz.
Nuk ka asgjë të keqe në këtë, sigurisht? Sikurse studimi i duhur i njeriut është njeriu, studimi i budallait është budallallëku, dhe askund në Britani nuk do të gjeni një koncentrim më të madh të budallenjve sesa në Shtëpinë e Big Brother. (Unë po flas për ata që prodhojnë programin.)
Tani ne e dimë se po bëhet dëm thotë Dr. Cynthia McVey, e cila është e specializuar në kërkimet televizive, thotë se pjesëmarrësit në programet e televizionit të realitetit kanë mbështetjen e psikologëve dhe psikiatërëve (mbështetje nga e cila unë personalisht do të ikja me frikë), por “njerëzit që e shohin këtë program nga shtëpia janë lënë vetëm”.
Ja, aty është thelbi i një zgjidhjeje. Njerëzit që shikojnë televizionin e realitetit duhet të kenë secili një psikolog dhe psikiatër të trajnuar të caktuar për ta. Kjo do të kishte përfitime të tjera në mënyrë incidentale, si largimi i dy kategorive më shumë të qytetarëve të papëlqyeshëm nga shoqëria në përgjithësi.
Do të doja të mbyllja me një vërejtje optimiste, por nuk mund ta bëj pasi pashë një tjetër histori që thotë se shkencëtarët në Karaibe po krijojnë majmune me tru të njeriut, një zhvillim që raporti e përshkruan si “një ëndërr morale”. A ka ëndërr më të tmerrshme se eksperimenti i Big Brother mbi njerëzit me trru majmunësh?