Publikohet fotoja dhe identiteti i bashkëshortit të Olta Gixharit. Ja cili është

Olta Goxhari, aktorja, është bërë një nga banorët më të njohur të sezonit të “Big Brother VIP Albania”, duke marrë vëmendjen e mediave rozë.

Por, bashkëshorti i saj, një biznesmen, nuk është larguar nga vëmendja, pasi është përmendur shpesh nga aktorja gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Aktorja e ka quajtur Dor, por deri tani nuk ka zbuluar portretin e tij. Pak javë më parë, ai i dërgoi një letër Oltës, ndërsa të fundit u rikthye në vëmendje pas publikimit të një audio mesazhi WhatsApp nga opinionistja e BBV Zhaklin Lekatari, e cila pretendoi se do të shantazohej nga ai, por nuk ishte si Olta që të blihej me lekë.

Zhaklina deklaroi në një mesazh audio WhatsApp: “Unë i thashë produksionit sot që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar sepse burri i Oltës mendon që mund të më blejë me lekë. Unë nuk jam Olta, unë nuk blihem.”

Më pas, Zhaklina pranoi në një reagim se mesazhi ishte i vërtetë dhe se burri i Oltës i kishte kërkuar takimin përmes një të njohuri të përbashkët.

Së fundmi, në media u publikua një foto dhe identiteti i tij. Raportohet se bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, i cili punon në Spanjë dhe njihet si biznesmen.

Në bazë të një letre emocionale që i dërgoi aktores, Dor Lushi duket se eshte i dashuruar pas Olta Goxharit.