Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Rejkjavik të Islandës, ku pritet të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.
Ai u takua me të pranishmit dhe takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ishte veçanërisht i shënuar.
Rama ka shprehur vlerësimin e tij për Bettel dhe e ka cilësuar politikanin evropian si një mik të mirë, siç ka bërë edhe më herët.
Gjatë takimit me Bettel, Rama tregoi gëzimin duke puthur ballin e tij përpara mediave ndërkombëtare. Kryeministri Rama ka pezulluar festimet për fitoren në zgjedhjet lokale dhe ka fluturuar drejt Rejkjavikut sot.
Ai do të qëndrojë atje edhe nesër dhe pastaj do të kthehet në Shqipëri, ku planifikon të zhvillojë një tur falenderimesh, fillimisht në Shkodër dhe pastaj në qytete të tjera në rradhë.