Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vaksinimin e detyrueshëm në vendin tonë, teksa tha se është e afërt dita që të gjithë personat që nuk pranojnë të vaksinohen do të ndeshen me penalizim.
Të parët që paralajmëroi Rama janë nënpunësit e shtetit, personat që shërbejnë në dyqane apo vende të mbyllura, ku tha se nuk mund të lejohen që të hyjnë në këto ambiente.
Pjesë e paralajmërimit të Ramës ishin dhe studentët, që sipas tij nuk do të lejohen të hyjnë në auditore, edhe pse kjo u shkel njëherë që në nisje të vitit të ri akademik.
Pas bërjes së vaksinës, Rama iu ka përgjigjur edhe interesit të pyetjeve të gazetarëve në lidhje me dozën e tretë. Rama ka qenë i ashpër me gazetarin e news24, Erion Skëndain.
DEBATI
Skëndo: Green pas , pasi kalon covid njihet imuniteti natyror. Pse nuk e njohim ne
Rama:E njeh gjithë BE, po flas për kartën e gjelbër. Mos ngatërro dynjanë
Skëndo: Unë?
Rama: Mos bëj debat me mua
Skëndo: Nuk po bëj debat
Rama: Po flas për ata që janë të pavaksinuar
Skëndo: Ju po diskriminoni shtetasit shqiptarë, ia njihni vetëm atyre që vijnë.
Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?
Skëndo: Më keni paragjykuar
Rama; Mos krijo kunuizion të lutem shumë
Skëndo: Ju nuk pajisni qytetarët me certifikatë pasi e kanë kaluar virusin.
Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?
Këtë nuk e vendos unë por e vendos komiteti, ajo që dua të them është të mos bëni konfuzion sepse nuk e përjashton njeri atë të imunitetit natyror. Ne po flasim këtu për ata që duan të vaksinohen. Unë thash që në Shqipëri ka një grup që u beson pallavrave të internetit që besojnë se një plan global po bëhet dhe kjo është e dëmshme.
Skëndo: Nëna ime ishte vaksinuar dhe u sëmur rëndë. Kam paguar 1 milionë e gjysmë lekë për trajtimin e saj.
Si nuk të vjen zor që bën këtë debat këtu? Ja kjo është injoranca dhe marrëzia e cila bëhet propagandë. Kjo është injorancë e madhe sepse është e thënë se vaksina nuk të mbron nga infektimi, shikoni shifrat sa janë këta dhe sa janë ata që janë vaksinuar dhe janë të mbrojtur.