23-vjeçari Luiz Augusto Márcio Marques ka ndalur të rritet pasi ka kaluar nën një procedurë kirurgjikale për të hequr një tumor shumë të rrallë dhe agresiv. Sot ai duket si një djalë 13-vjeçar.
Luiz, i njohur më mirë si Guto në qytetin e tij të lindjes Passo Fundo, në jug të Brazilit, kishte një jetë krejtësisht normale deri në moshën 7 vjeç, kur filloi të përjetonte dhimbje të tmerrshme koke që filluan të shfaqeshin gjithnjë e më shpesh me kalimin e kohës.

Asnjë prej mjekëve që prindërit e tij e kishin çuar nuk mundi ta diagnostikonte saktësisht gjendjen e tij, dhe dhimbjet e kokes filluan të ndikojnë në aktivitetin shkollor dhe jetën e tij të përditshme. Disa pretendonin se ishte vetëm një virus, ndërsa të tjerë thoshin se ishte një gjendje psikologjike.
Vetëm pasi djali pësoi një epilepsi, ai u dërgua në spitalin e qytetit ku shkaku i vërtetë i dhimbjeve të kokes së tij u zbulua më në fund…
Guto u diagnostikua me kraniopharyngioma, një lloj ultra të rrallë tumorit të trurit që prek rreth një në një milion njerëz. Mjekët i thanë djalit se do të ishte nevoja të operohet për të hequr një pjesë të tumorit, ose ai do të vdiste brenda disa ditësh. Megjithatë, vetë operacioni kishte shumë rreziqe, pasi vendndodhja e tumorit do të thotë që Luiz mund të humbte aftësinë për të ecë, folur, ose lëvizur sytë dhe rritja e tij fizikisht mund të prekej. Në fund, familja vendosi të merrte përsipër rrezikun dhe të shpëtonte jetën e djalit.
Pas operacionit, Guto u vendos në një dhomë të qelqit ku u monitorua 24 orë pasi mjekët dëshironin të shikonin nëse ai do të pësonte ndonjë epilepsi ose tregonte simptoma të pazakonta. Fatmirësisht, ai u rimëkëmb më së miri, por pas kryerjes së një seri testesh, mjekët dhanë lajmin e keq. Gjatë operacionit, gjëndra e hipofizës e Gutos ishte prekur dhe ka gjasa të ndalojë rritjen normale. Mund të ndodhë brenda një viti, dy, ose tre, askush nuk mund të thotë me siguri. Ai ndaloi rritjen rreth kohës kur mbushi 12 vjeç, dhe sot, në moshën 23 vjeç, ai ende duket të paktën një dekadë më i ri.
Kur Luiz Augusto ndaloi të rritej, jeta e tij ndryshoi. Ai u përball me sfidën më të madhe deri më tani në pranimin e gjendjes së tij dhe faktit që ai kurrë nuk do të dukej sipas moshës së tij. Ai u rebelua, ndërpreu bisedimin me këdo në shkollë, duke përfshirë edhe mësuesit, dhe vetëm familja e tij ishte ajo që e ndihmoi atë të kalonte këtë fazë.
“Pa familjen time, nuk do të kisha mundur të mposhtja depresionin. Unë e di njerëz që kanë kancer dhe lënë gjithçka,” Guto i tha BBC-së. “Sot nuk më intereson për asnjë tjetër. Kam miq me persona të moshuar, me persona të moshës 20, 30, 40 vjeç, dhe ata nuk më gjykojnë, nuk më thonë asgjë. Sot jam shumë mirë, flas shumë dhe nuk kam turp për asgjë.”
Sot, 23-vjeçari Guto ka gjatësi 1.62 metra, peshon rreth 50 kg, dhe nuk duket më i vjetër se 13 vjeç, por ai nuk lejon më që të preket nga kjo. Ai është i lumtur që është ende i gjallë pas disa vitesh kimioterapie dhe një totali prej 12 operacionesh të kokës, duke përfshirë një për të instaluar një valvulë për të drenuar lëngun cerebrospinal në kokë. Ai ende ka një tumor me madhësi fasule në trurin e tij, por nuk përjeton më dhimbje të kokes.
“Manifestimi specifik i Gutos është shumë i rrallë, duhet të jetë një rast në 50 milion apo më shumë, sepse nuk ka statistika të sakta,” tha Nério Azambuja Jr., neurokirurgu i Gutos, duke shtuar se 23-vjeçari gjithmonë do të duket shumë më i ri se mosha e tij reale.