Redon Makashi: “Grupi Arb u nda sepse flisnin keq për mua tërci-mërci”

Në emisionin “Thurje”, moderuar nga Jonida Vokshi disa vite më parë, Redon Makashi për herë të parë shprehu arsyen e ndarjes së tij nga grupi ARB në fillim të viteve ’90.

Pranë Bledar Sejkos, Makashi rrëfeu se ai i kishte dëgjuar personalisht anëtarët e tjerë të grupit duke folur keq për të.

Pas pjesëmarrjes në koncertin e pranverës në atë kohë, Bledari dhe djemtë e tjerë të grupit ishin kthyer herët në shtëpi, ndërsa Redoni kishte shkuar pak më mbrapa.

“Kur shkova në shtëpi, i dëgjova që flisnin për mua dhe emri im lakohej shpeshherë. Akoma s’e kam kuptuar pse. Bledi ishte në rregull, por ata të tjerët, ishin më tërci-mërci”, tha Redoni, duke shtuar se akoma s’e ka kuptuar pse flisnin keq për të.