Aktorja e humorit, Rita Lati, ka ndarë disa detaje nga jeta personale dhe karriera e saj në një intervistë.
Ajo ka shprehur pendesën për disa skeçe të realizuara në të kaluarën, duke thënë se disa prej tyre i vinte turp ti shikonte përsëri.

“Jo vetëm që më ka ardhur turp, por hapu dhe”, tha Rita.
Në lidhje me këtë, ajo tregoi se për t’i dhënë vetes zemër, përdorte pagesën që merrte për të paguar shkollën e vajzës së saj, Roza.
“E di si e ngushëlloj veten? Tak zarfin, dhe paguaja shkollën e Rozës”, u shpreh Rita.
Një tjetër rrëfim i aktorjes ishte se nuk donte të kishte një fëmijë të dytë, pasi kishte dashur të përqendrohej plotësisht te Roza dhe t’i jepte asaj vëmendjen e plotë.
Gjatë karrierës së saj, Rita ka bashkëpunuar shpesh me aktorin Behar Mere, duke përfshirë edhe skena disi intime, siç ka ndodhur në filmin “Një baba tepër”.