Robert Aliaj zbulon kuriozitetin që la Shqiptarët pa gjumë: “Ja pse i lyej thonjtë”

Thonjtë e lyer me ngjyrë të zezë janë një nga elementet më karakteristike të artistit të njohur shqiptar, Robert Aliaj, pas syzeve dhe bastunit.

Në një intervistë në emisionin “Rudina”, ai tregon se arsyeja pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë ka të bëjë me patriotizmin.

Duke diskutuar për lulezimin e shqiponjës si një simbol të identitetit shqiptar në shtëpitë e shqiptarëve, Aliaj tregon se prej kohësh mbajnë unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.

“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër. Por dua të theksoj, ndoshta për herë të parë ose nuk e di nëse ka rënë ndonjëherë në veshin e dikujt, se edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i kritikojnë thonjtë,” tha ai.

“Thonjtë janë një element identitar i rëndësishëm për ne shqiptarët, në mënyrë të ngjashme me fundin e skocezëve, sepse gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma e saj. Pse e quajmë shqiponjë grabitqare? Ne si shqiptarë duhet ta kemi një sport identitar kombëtar, siç kanë skocezët me fundin e tyre,” shtoi më tej.