Robert De Niro flet për Al Pacinon që do bëhet baba: “Yp xhixhi. Jepi Pacino”

Robert De Niro reagon pasi Al Pacino u bë sërish baba në moshën 83-vjeçare

Robert De Niro ka reaguar me emocion pasi ka marrë lajmin se miku i tij Al Pacino do të bëhet prind sërish në moshën 83-vjeçare, në klubin e aktorëve të moshuar të Hollivudit.

Edhe pse i moshuar 79 vjeç, De Niro u bë babai i një vajze me emrin Gia në prill, që lindi nga marrëdhënia e tij me të dashurën Tiffany Chen.

Por tani, miku dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Al Pacino në moshën 83-vjeçare do ta tejkalojë si prindin më të moshuar të kinematografisë, pasi e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah pritet të lindë fëmijën e tyre dhe është në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të mërkurën për Festivalin e Filmit “Tribeca”, De Niro u pyet në lidhje me faktin se Pacino do të bëhej prind sërish dhe ai tha: “Çfarë djali, jepi Al, të bekoftë Zoti“.

Por duket se De Niro mund ta ketë kuptuar gabimisht pyetjen, pasi të nesërmen gjatë një interviste në “Today”, aktori kishte krijuar idenë se fëmija i Pacino kishte lindur tashmë.

Dëgjo, Al Pacino sapo lindi një fëmijë, më thanë dje në mëngjes”, tha De Niro. “Ai është disa vite më i madh se unë. Zoti e bekoftë. Shumë i lumtur për të”.

Por në të vërtetë nuk ka asnjë dëshmi se foshnja ka lindur.

De Niro dhe Pacino njihen si miq të ngushtë pasi kanë luajtur së bashku në disa projekte gjatë viteve, duke përfshirë “The Godfather II”, “Heat” dhe “The Irishman”.