Moderatori Ronaldo Sharka ka zbuluar së fundmi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, që vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë tonë.
Historia e tij u publikua sot në “Se Luan Topi”, ku ai tregoi se ka tentuar të vetëvritet dy herë gjatë adoleshencës, për shkak të bullizmit dhe presionit psikologjik.
“Unë u bullizova në moshë të hershme, dhe kisha frikë të dilja në pushim te gjate për shkak se mund të bëhesha objekt i bullizmit.
Përjetova pubertetin e vonuar dhe me thirrnin me epitete që nuk dua ti përmend. Këto janë trauma që zgjasin për kohë të gjatë, komente që nuk i kuptojmë dhe njerëzit që i bëjnë, mund të të duken të qeshura, por ku është një mesazh për fëmijët e sotëm.
Kur shikoni fëmijën tuaj që bën bulizëm me dikë tjetër, ky koment mund të ndikojë negativisht në fëmijën tjetër, në mënyra që mund të ndikojnë në vendimmarrjen e tyre për të vazhduar jetën apo jo. Unë kam tentuar të vetëvritem dy herë. Por këtu jam sot.
Zoti është ai që më ka ndihmuar, as mësuesit nuk kanë qenë në favorin tim, dhe prindërit nuk janë fajtorë, sepse ata nuk dinë si funksionon fëmijëria, janë rritur me probleme të tyre.” -tha Ronaldo.