Rudina Hajdari takon aktorin e famshëm botëror Arnold Schwarzenegger. Çfarë diskutuan të dy?!

Rudina Hajdari ndodhet ditën e sotme në Vjenë ku po merr pjesë në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në këtë event, si duket Hajdari ka takuar edhe aktorin e njohur  austro-amerikan Arnold Schwarzenegger.

Deputetja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto me aktorin ndërsa shkruan se ai “nuk ka nevojë për prezantim.”

Po ashtu në Vjenë, ajo është takuar edhe me senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker, me të cilët thotë se diskutuan rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë.

“Lufta kundër kurropsionit ishte kryefjala e të gjithëve bisedave si mënyra më e mirë për fuqizuar institucionet dhe qytetarët tanë,” shkruan Rudina Hajdari.

Leave a Comment