Rudina Magjistari kunja me astrologen: “Nuk e duroj dot horoskopin” “Epo je nervoze ti je virgjëresha”

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një temë mjaft interesante, atë të atrologjisë. Një ndër të ftuarat në studio, ka qenë edhe astrologia Meri. Në një moment, moderatorja Rudina Magjistari i ka thënë Merit se nuk ka fare durim të lexojë horoskopin ditor dhe nuk i duket shumë i besueshëm.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit e cila fillon jep shpjegime për shenjën që Rudina ka dhe shprehet se shenja e Virgjëreshës është një shenjë që ka një sistem nervor shumë delikat dhe nervozohet shpejt.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Leave a Comment