Nga: Sazan Guri
Po kjo rastësi është të dashur miq te Piramida te Actekët, ku gjenden dy fjalët e arta të shqipes ‘’Tata dhe Nena’’.
Kush do më tepër le të njihet me këtë pjesë të botuar për herë të parë në literaturën shqiptare te libri ‘PELLAZGËT DHE IPEROTËT” VOL. 1, ME AUTOR S. GURI, S. PINGULI
Gjatë epokës së katërt të njerëzimit, njerëzit në tokë u bënë të liq dhe pushuan së adhuruari Perënditë. Perënditë ishin të zemëruar nga ky veprim njerëzor, kështu që Tlaloc (Zoti i shiut) vendosi të shkatërrojë botën me një përmbytje. Tlaloc-u duhesh vetëmnga një çift, TATA DHE NËNA, kështu që ai i paralajmëroi ata për këtë përmbytje të tmerrshme që do të vinte. Atëherë Tlaloc-u (tharësi) i urdhëroi ata të gërryenin një trung peme dhe të merrnin me vete dy kallinj misri dhe asgjë tjetër.
TATA DHE NËNA bënë siç ishin udhëzuar gjatë përmbytjes dhe gjetën tokë të thatë. Ata ishin aq të lumtur se ata mbijetuan dhe kapën një peshk për të ngrënë. Pasi e kishin mbushur barkun, TATA DHE NËNA kujtuan udhëzimet e Tlaloc-ut, për të mos ngrënë ushqim. Tlaloc-u u paraqit para tyre dhe u tha atyre “Kështu më shlyeni? Pasi ju kam shpëtuar jetën! TATA DHE NËNA u kthyen në Qen për dënimin e tyre. Zotat shkatërruan botën dhe filloi epoka e pestë e njerëzimit në botë.