Sazan Guri flet për dy zbulime të rëndësishme sipas tij në plazhin e Manastirit në Sarandë.

Zbulimi i parë është një objekt i njohur si “Manastiri”, por autoriteteve nuk iu ka interesuar të flasin për bazamentin e këtij objekti, i cili është në të vërtetë një kala pellazgjike me mure të shkatërruara thote Guri.
Zbulimi i dytë është një shëtitore shkallare e gjatë 800 metra që shtrihet nga Kalaja deri në det. Kjo shëtitore është me gjerësi 12 metra dhe është e kufizuar me mure anësore pellazgjike me trashësi 2 metra.
Sazan Guri thekson se gurët pellazgjikë të kësaj shëtitoreje janë më të mëdhenj se ato të gjetura në vende të tjera të njohura si Butrinti, Finiqi, Amantia, Plloçi, Kanina, Ulqini, Bylisi dhe Apollonia.
Sipas tij kjo shëtitore ka qenë në formë paralelepipedi dhe katrorë, pa lidhje llaçi apo me lidhje të gëlqeres së vezës.
Ai thotë se kjo shëtitore mund të ketë shërbyer si pikë doganore detare që ka ekzistuar shumë më parë se Finiqi dhe Butrinti.
Statusi i plotë i Sazan Gurit
Të dashur miq, mirmengjesi!
Do doja të ndaja mu ju dy zbulime, me vlerë dhe rëndesi të përmasave botërore këtu në Sarandë, atje ku quhet plazhi i Manastirit sot këtu e dhjetë vjet i mbyllur, por s’ka rëndesi për këtë që po themi.
Ky zbulim është njojtur nga pak fare sarandiotë, të cilët thonë se është më i vjetër se Butrinti dhe Finiqi.

Çudia është si ka mundësi që nuk flitet asnjë rrjesht, që nuk ndalet asnjë studiues arkeolog, veçse tek -tuk ndonjë turist gjerman që mbas një ecje me bexga, mahniten kur e shohin, si puna ime! Me dhjetë veta që u nisem, të gjithe u kthyen mbrapsh… une dhe sarandjoti vazhduam për të ngelur pa mend (sigurisht unë).
Fillojmë:
Në fotot e mëposhtme janë pamjet e një objekti të quajtur Manastir si gjithë të tjerët, por që nuk thonë kurrë që bazamenti i tij është një kala pellazgjike me mure të shkatërruara edhe për shkak të ar-kërkuesit, për të mos na lënë neve “arin historik”!

Por dielli nuk fshihet dot me shoshë;
Duke zbritur drejt detit, sheh, prek, kalon dhe ndjen historinë mijëravjeçare të një shëtitore shkallare që zgjatet nga Kalaja deri në det, me një gjerësi prej 12m, e kufizuar me mure anësore pellazgjik 2m të trashë, të përbërë nga gurë pellazgjik shumë më të mëdhenj se në Butrint e në Finiq, apo se në Amantia dhe në Plloç, në Kaninë apo Ulqin, në Bylis apo në Apolloni, në formë paralepipedi e katrorë, të latuar, pa lidhje llaçi, as me lidhje së gëlqeres së vezës, të vendosur në një pjerrësi 30-40 gradë, me gjatësi 800m, që mund të ketë shërbyer si pikë doganore detare shumë më para se Onhezmi i Finiqit dhe Butrinti.
